Volkswagen pëson rënie të shitjeve gjatë prillit - Gazeta Express
string(48) "volkswagen-peson-renie-te-shitjeve-gjate-prillit"

Gazeta Express

11/05/2020 21:29

Volkswagen pëson rënie të shitjeve gjatë prillit

Gazeta Express

11/05/2020 21:29

Shitjet e makinave për kompaninë ”Volkswagen” pësuan rënie të mëtejshme në prill, me më shumë se dy të tretat në tregun e brendshëm, deklaroi shefi i shitjeve të kompanisë

“Nga viti në vit, kemi humbur 67% të vëllimit në Gjermani”, theksoi Juergen Stackmann, anëtar i bordit VW.

Lexo Edhe:

Megjithatë, ai vuri në dukje se ky është ende një pozicion relativisht i mirë në krizën aktuale, me një rënie kërkese shumë më të lartë në vendet e tjera.

“Shpërndarjet totale të makinave nëpër Europë ranë me 83% krahasuar me prillin 2019”, shtoi Stackmann.

Biznesi pati një ndalesë në Britaninë e Madhe, Francë, Itali dhe Spanjë, me një rënie shitjesh prej 99%.

Stackmann tha se situata në Kinë po stabilizohej./DPA