Volkswagen Golf R i ri, i mrekullueshëm - Gazeta Express
string(38) "volkswagen-golf-r-i-ri-i-mrekullueshem"

Volkswagen Golf R i ri, i mrekullueshëm

Gazeta Express

12/01/2020 23:26

Prodhuesi prestigjioz gjerman i automjeteve, Volkswagen, gjatë prezantimit të Golfit të ri në muajin nëntor në Wolfsburg ka paralajmëruar se gjatë 2020-s (në gjysmën e dytë të këtij viti) në treg do të arrijnë edhe versionet sportive të tij.

Versionet Golf GTI, GTI TCR, GTD dhe R pritet të arrijnë deri në fillim të vitit të ardhshëm. Ky prodhues në lidhje me këtë nuk ka zbuluar asnjë detaj por revista e njohur britanike për automjete “Car Magazine” ka disa detaje të cilat kanë të bëjnë me versionet sportive të këtij bestselleri gjerman.

Lexo Edhe:

Sipas “Car Magazine”, GTI klasik tani do të ketë motor benzinë 2.0-litër Turbo me teknologjinë 48-voltëshe (mild-hybrid) e kapacitet prej 235 kuajfuqi, si dhe sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat dhe marshin manual me 6 shpejtësi ose automatik DSG me 7 shpejtësi, transmeton Koha.net. Përveç këtij, edhe versioni GTI TCR do të ketë 290 kuajfuqi.

Sa i përket versionit më të fuqishëm, Volkswagen Golf R, spekulohet se do të ketë motor dizel 2.0-litër mild-hybrid me kapacitet prej 333 kuajfuqi, në kombinim me marshin automatik DSG me 7 shpejtësi si dhe sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat.

Sipas disa burimeve, Golf GTD pritet të arrijë në muajin mars ndërsa versioni GTI në shtator.

Nuk ka dyshim se Volkswagen Golf i ri me këto versione shtesë do të tërheqë vëmendje edhe gjatë 2020-s.