Volkswagen goditet nga tarifat e Trump, humb 1.3 miliardë euro në vetëm gjashtë muaj - Gazeta Express
string(83) "volkswagen-goditet-nga-tarifat-e-trump-humb-1-3-miliarde-euro-ne-vetem-gjashte-muaj"

Lajme

Gazeta Express

25/07/2025 15:04

Volkswagen goditet nga tarifat e Trump, humb 1.3 miliardë euro në vetëm gjashtë muaj

Lajme

Gazeta Express

25/07/2025 15:04

Prodhuesi gjerman i makinave, Volkswagen, ka deklaruar se tarifat e importit të vendosura nga presidenti amerikan Donald Trump i kanë kushtuar më shumë se 1.3 miliardë euro në gjysmën e parë të vitit.

Sipas Deutche Welle, kompania ka njoftuar se ka bërë përparim të konsiderueshëm në riorganizimin e saj të brendshëm – ndërsa po shqyrton shkurtimin e 35,000 vendeve të punës deri në vitin 2030 – por se ka pësuar një “rënie prej 1.3 miliardë eurosh në rezultatin operativ, kryesisht për shkak të kostove të larta nga rritja e tarifave të importit nga SHBA”.

Bëhet e ditur se Volksëagen gjithashtu ka ulur parashikimin për fitimin vjetor, duke e çuar normën e përfitimit në mes 4% dhe 5%, duke u bazuar në supozimin se tarifat aktuale – që variojnë nga 10% në rastin më të mirë deri në 27.5% në rastin më të keq – do të bëhen të përhershme nga presidenti amerikan.

Grupi, simbol i industrisë gjermane, prodhon gjithashtu markat Audi, Seat dhe Skoda, si dhe markat luksoze Lamborghini dhe Bentley, si edhe automjete komerciale si kamionët Scania.

Të ardhurat e reduktuara e kanë shtuar presionin ndaj kancelarit gjerman Friedrich Merz, i cili po i bën thirrje Trumpit që të nënshkruajë sa më parë një marrëveshje për tarifat, duke përfshirë edhe lehtësira për industrinë automobilistike të BE-së.