Volkswagen, 830 milionë euro dëmshpërblim për klientët e tij - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

14/02/2020 22:34

Me i fundit

Volkswagen, 830 milionë euro dëmshpërblim për klientët e tij

Lajme

Gazeta Express

14/02/2020 22:34

Volkswagen u ofrua sot t’u paguajë 830 milionë euro klientëve të tij gjermanë, si reagim ndaj padisë më të madhe gjermane në lidhje me skandalin e trukimit të motorëve me naftë, edhe pse negociatat me shoqatën e paditësve kanë dështuar, tani për tani.

Procedura, që ka mbledhur më shumë se 400 000 persona, të cilët kërkojnë dëmshpërblim për makinat e tyre të pajisura me motorë të trukuar nafte, filloi në fund të shtatorit.

Kompania i automjeteve akuzohet se ka dëmtuar me dashje klientët e saj, duke instaluar programe kompjuterike pa dijeninë e tyre, duke e bërë automjetin të duket më pak ndotës, nga sa është në të vërtetë.

Shoqata e konsumatorëve VZBV dhe gjiganti i makinave arritën një marrëveshje për një rezolutë miqësore, që arrin në gati 830 milionë euro në total”, tha një zëdhënës.

Sidoqoftë, kjo zgjidhje dështoi për shkak të pretendimeve të tepruara në lidhje me tarifat e avokatëve të VZBV-së, sipas po të njëjtit zëdhënës.