Volejbollistja shqiptare: Në Itali gjendja është shumë e keqe - Gazeta Express
string(60) "volejbollistja-shqiptare-ne-itali-gjendja-eshte-shume-e-keqe"

Volejbollistja shqiptare: Në Itali gjendja është shumë e keqe

Gazeta Express

31/03/2020 18:59

Erblira Bici është një nga volejbollistet më të mira shqiptare. Sezonin e kaluar 24-vjeçarja nga Gramshi arriti të fitonte Champions Leaguen në volejboll për femra, por edhe Kupën e Italisë me skuadrën e Novarës ndërkohë që këtë sezon Bici luan me një tjetër skuadër italiane Futura Volley Busto Arsizio që aktualisht pozicionohet në vendin e dytë.

Në një intervistë për emisionin Fan Zone në Supersport volejbollistja shqiptare e cila jeton në krahinën e Lombardisë foli për situatën delikate që është krijuar nga koronavirusi në Shqipëri, për mundësitë që skuadra e saj Uyba Volley në garën për titull etj.

Lexo Edhe:

“Këtu situata është shumë e keqe. Si shumë të tjerë edhe unë jam e izoluar në shtëpi, ku qëndroj në karantinë. Në Itali ka shumë shqiptarë dhe gjesti që u bë me dërgimin e mjekëve këtu është shumë e madhe. Ditën kur isha pushim bëja ndonjë xhiro në Milano, pasi është shumë afër dhe na mungon liria”, tha ajo.

“Viti i kaluar ka qenë një vit shumë i bukur te Novara, pothuajse perfekt. Edhe te Uyba Volley jam shumë mirë. Kam bërë lëvizjen e duhur, pasi tani jemi më të fortë se Novara. Tani kemi marrë një plan dhe vazhdojmë stërvitjen nga shtëpia. Nuk e dimë ende se kur do të rinisë kampionati. Familja mendon se më mirë do të ishte të kthehesha në Shqipëri, por ende nuk është vendosur për sa i përket kampionatit. Nuk bëj tifo as për Interin as për Milanin, por bëj për Juventusin”, u shpreh Bici.