Volejboll, Kosova mundet nga Sllovakia në ndeshjen e parë nën drejtimin e trajnerit nga Mali i Zi - Gazeta Express
string(96) "volejboll-kosova-mundet-nga-sllovakia-ne-ndeshjen-e-pare-nen-drejtimin-e-trajnerit-nga-mali-i-zi"

Sporte tjera

Gazeta Express

09/08/2025 22:05

Volejboll, Kosova mundet nga Sllovakia në ndeshjen e parë nën drejtimin e trajnerit nga Mali i Zi

Sporte tjera

Gazeta Express

09/08/2025 22:05

Kombëtarja A e Kosovës në volejboll për meshkuj ka pësuar humbje 0–3 nga Sllovakia, në takimin e zhvilluar sonte në pallatin e sporteve “Bill Klinton” në Ferizaj, në kuadër të kualifikimeve për CEV EuroVolley 2026.

Setet përfunduan me rezultatet 20-25, 14-25 dhe 13-25, duke treguar epërsinë e mysafirëve gjatë gjithë ndeshjes.

Ky ishte debutimi i trajnerit malazez Darko Prebiraçeviç në krye të ekipit kombëtar, vetëm pak ditë pasi mori drejtimin e skuadrës.

Pavarësisht disfatës, djemtë e Kosovës shfaqën angazhim dhe dëshirë për të rivalizuar ndaj një kundërshtari të nivelit të lartë si Sllovakia, që ka përvojë të gjatë në garat evropiane.

Kosova do ta mbyllë këtë cikël kualifikues më 16 gusht 2025, kur do të përballet në transfertë me Letoninë, në Riga.