Vojvoda: I kemi humb 3 pikë, jo 10 - ndaj Suedisë duhet me tregu që jemi më të uritur - Gazeta Express
string(81) "vojvoda-i-kemi-humb-3-pike-jo-10-ndaj-suedise-duhet-me-tregu-qe-jemi-me-te-uritur"

Futboll

Gazeta Express

07/09/2025 17:07

Vojvoda: I kemi humb 3 pikë, jo 10 – ndaj Suedisë duhet me tregu që jemi më të uritur

Futboll

Gazeta Express

07/09/2025 17:07

Kombëtarja e Kosovës po mban konferencën zyrtare për media, para ndeshjes ndaj Suedisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.

Bashkë me përzgjedhësin Franco Foda, në konferencë u paraqit edhe Mërgim Vojvoda.

“Nesër duhet me tregu që jemi më të uritur se Suedia, edhe kjo ka me qenë pika kryesore nesër. Ne e dimë se i kemi humbur tri pikë, nuk janë 6 apo 10. Kemi mundësi hala për me u kualifiku. Sa të ka gjasa duhet me luftu me mundësitë tona”, tha Vojvoda.

Kosova përballet me Suedinë nesër nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.