Vojvoda është magjik, mbrojtësi i Kosovës shënon gol fantastik në Belgjikë

Sport

Gazeta Express

24/01/2020 22:50

Vojvoda ka shënuar gol të bukur në Belgjikë, për ta frymëzuar Standard Liegen drejt fitores kundër Oostendes.

Standard Liege e ka mposhtur 2-1 Oostenden, duke rrëmbyer tri9 pikë të arta në kampionatin belg.

Më meritori për këtë fitore është mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda.

Ai realizoi një gol të bukur në minutën e 80-të, për ta barazuar rezultatin në 1-1, pasi Standard Liege po humbiste.

Ky gol i shqiptarit i dha zemër vendasve që të gjejnë nëj tjetër gol, atë të fitores me anë të Laifis në minutën e 89’, për t’ia siguruar tri pikë Standard Lieges.

Vojvoda, te goli i barazimit, bëri disa lëvizje magjike, kombinime përfekte dhe në fund rezultoi me gol. /Gazeta Express/