Vojvoda asiston në mjegull në barazimin e Torinos - Gazeta Express
string(49) "vojvoda-asiston-ne-mjegull-ne-barazimin-e-torinos"

Gazeta Express

23/10/2020 22:50

Vojvoda asiston në mjegull në barazimin e Torinos

Gazeta Express

23/10/2020 22:50

Torino ka barazuar si mysafirë i Sassuolos sonte derisa një paraqitje të mirë e ka pasur në këtë ndeshje edhe futbollisti i Kosovës, Mërgim Vojvoda i cili asistoi në golin e parë të Torinos

Torino ka barazuar sonte në Sassuolo.

Lexo Edhe:

Skuadra në të cilën luan futbollisti i Kosovës, Mërgim Vojvoda ka marrë tri pikë në stadiumin Mapei.

Ndeshja u zhvillua në kushte tepër të vështira pasi që gjatë gjithë kohës kishte mjegull. Megjithatë Vojvoda, pavarësisht motit me mjegull, arriti të asistoi për Karol Linnety që shënoi në minutën e 33-të.

Në pjesën e dytë pati shumë gola dhe kthesa të mëdha në ndeshje.

Golat filluan të shënohen pikërisht pas largimit të Vojvodës nga ndeshja, i cili u zëvendësua nga Singo në minutën e 62-të.

Në minutën 71, Djuricic barazoi rezultatin, derisa Torino shënon edhe dy gola, Belotti në minutën e 78-të dhe Lukic në të 79.

Sassuolo reagon dhe shënon edhe dy gola për ta barazuar rezultatin. Chiriches shënon në minutën e 84 kurse pas dy minutave barazon Caputo.

Kjo është pika e parë e Torinos gjatë këtij kampionati. /GazetaExpress/