Vogëlushja nga filmi 'Mrekullia në qelinë nr.7' qenka fanse e Tunës, këngëtarja i bën këtë premtim - Gazeta Express
string(95) "vogelushja-nga-filmi-mrekullia-ne-qeline-nr-7-qenka-fanse-e-tunes-kengetarja-i-ben-kete-premtim"

Vogëlushja nga filmi ‘Mrekullia në qelinë nr.7’ qenka fanse e Tunës, këngëtarja i bën këtë premtim

Gazeta Express

21/05/2020 14:58

Filmi më i suksesshëm i momentit në Netflix është “Mrekullia në qelinë nr.7”, i cili ka prekur zemrat e të gjithëve.

Dy personazhet kryesorë në film janë një baba dhe vajza e tij, Ova.

Lexo Edhe:

Vajza në rolin e “Ova-s” quhet Nisa Sofiya Aksongur dhe është vetëm 9 vjeçe.

Menjëherë ajo ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve dhe është vogëlushja më e famshme e momentit.

Mirëpo, nuk e dinim se “Ova” qenka fanse e këngëtares shqiptare, Tuna Sejdi.

Aktorja e famshme turke ka publikuar në “Instastory” foto të saj dhe në sfond është kënga e Tunës dhe Ylli Limanit në sfond, “A don hala”.

E surprizuar nga ky gjest, Tuna i ka ripostuar fotot e aktores turke në “Instastory”-n e saj dhe i ka bërë një premtim publik.

Hey Ova ma ke ngjall çdo emocion. Nëse takohemi me shumë qejf do ta kisha këndu krej albumin.”- i shkruan këngëtarja të voglës.

E duket kjo i ka pëlqyer shumë Nisës, e cila edhe ka shpërndarë postimet e Tunës në Instagramin a saj, madje duke i vendosur edhe në flamur shqiptar.