string(92) "vodhi-mallra-per-19-vjet-dhe-i-shiti-ne-ebay-gruaja-detyrohet-te-paguaje-3-8-milione-dollare"

Gazeta Express

05/10/2020 10:33

Vodhi mallra për 19 vjet dhe i shiti në eBay, gruaja detyrohet të paguajë 3.8 milionë dollarë

Gazeta Express

05/10/2020 10:33

Një grua nga Teksasi është dënuar me 54 muaj burgim dhe një gjobë të majme për vjedhjen e miliona dollarëve mallra dhe më pas shitjen e tyre në eBay.

63-vjeçarja, Kim Richardson, pranoi të paguante 3.8 milionë dollarë dëmshpërblim pas një hetimi nga Byroja Federale e Hetimit dhe Shërbimit Sekret.

E moshuara vodhi për 19 vite me radhë në dyqane të ndryshme nëpër SHBA dhe më pas i shiti produktet në internet.

“Richardson vodhi në shumë vende të ndryshme. Ajo përdorte mjete specifike për të çaktivizuar pajisjet e sigurisë dhe dilte nga dyqanet duke vendosur mallin e vjedhur në një çantë të madhe të zezë”, deklaruan autoritetet.

Blerësit që blenë mallrat e vjedhura dërguan rreth 3.8 milionë dollarë në katër llogari PayPal të lidhura me Richardson.

Gjatë dënimit të saj, gjykata tha se do të ishte “praktikisht e pamundur” të identifikonte të gjithë ata që ishin viktimë e skemës së Richardson.