VMRO: Kovaçevski, vegël e BDI-së - Gazeta Express
string(30) "vmro-kovacevski-vegel-e-bdi-se"

Ballina

Gazeta Express

19/03/2023 18:25

VMRO: Kovaçevski, vegël e BDI-së

Ballina

Gazeta Express

19/03/2023 18:25

Është përfshirë politikani i Playstation Kovaçevski, i përjashtuar nga detyra. Deklarata e ministrit Osmani tregoi se Kovaçevski është vetëm kujdestar i karriges së kryeministrit për stafin e BDI-së. Si ushtrues detyre i përkohshëm, Kovaçevski do të presë vetëm kur shefat t’i thonë se duhet të largohet nga posti. Kjo është edhe poshtëruese për LSDM-në.

Në fund të fundit, LSDM dhe Kovaçevski janë shndërruar në një partner të parëndësishëm koalicioni që mbështet politikat e BDI-së. Nuk kanë rezistuar dhe as nuk do të rezistojnë. Kovaçevski askund nuk do të nxehet as për skandalin me lokalin afarist të vëllait të Grubit. Kovaçevski nuk ka ku të ankohet për keqpërdorimet e Bujar Osmanit me veturat zyrtare. Kovaçevski askund nuk ankohet për politikën e keqe ekonomike të udhëhequr kryesisht nga kuadrot e BDI-së.

Lexo Edhe:

Kovaçevski është një letër pa zë, e cila, kur nuk i rezistoi dot paligjshmërisë, sapo u bashkua me të. Prandaj numëron ditët dhe pret se kur do ta zëvendësojnë me shtypjen e një butoni, thuhet ne kumtesen e VMRO-DPMNE.