VMRO ka zgjedhur sekretarin e ri të partisë - Gazeta Express
string(43) "vmro-ka-zgjedhur-sekretarin-e-ri-te-partise"

VMRO ka zgjedhur sekretarin e ri të partisë

Gazeta Express

01/10/2020 10:39

Komiteti Qendror i VMRO-DPMNE-së, me propozim të Kryetarit Hristijan Mickoski, dje ka votuar Gjorgjija Sajkovskin për Sekretar të ri të Përgjithshëm të partisë, përcjell Gazeta Express.

Gjorgjija Sajkovski ka lindur në Kërçovë dhe është Doktor i Shkencave të Historisë. Është anëtar shumëvjeçar I partisë dhe deputet I përbërjes aktuale të Kuvendit.

Lexo Edhe:

Ai ka qenë Kryesues I Këshillit të Komunës së Kërçovës nga viti 2009 – 2013, Zv/Ministër I Pushtetit Lokal dhe Drejtor I një ndërmarrjeje publike.

Sajkovski në këtë post vjen në vend të Igor Janushevit.