VMRO-ja nuk mbështet Ligjin për Mbrojtje nga Sëmundjet Infektive - Gazeta Express
string(64) "vmro-ja-nuk-mbeshtet-ligjin-per-mbrojtje-nga-semundjet-infektive"

VMRO-ja nuk mbështet Ligjin për Mbrojtje nga Sëmundjet Infektive

Gazeta Express

22/10/2020 14:41

Koordinatori i Grupit Parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski sot deklaroi se deputetët e VMRO-së do të marrin pjesë në seancën në të cilën në rend dite do të jetë Ligji për Mbrojtje nga Sëmundjet Infektive, që është caktuar pët 27 tetor, por që do të abstenojnë në lidhje me propozim ligjin.

“Ligji për Mbrojtjen nga Sëmundjet Infektive nuk ofron zgjidhje, përkatësisht masa që qytetarët i presin, e që duhet të paraqiten nga Qeveria. Në hyrje të Ligjit theksohet se ekziston nevoja për të rishikuar dispozitat për kundërvajtje nga Ligji për Mbrojtjen e Popullsisë nga Sëmundjet Infektive, e që është krejtësisht kundërta nga ajo që tha Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në dy ditët e fundit”, deklaroi Micevski.

Lexo Edhe: