VMRO-DPMNE: Zaev përmes ligjit për Prokurori tenton ta amnistoj veten - Gazeta Express
string(68) "vmro-dpmne-zaev-permes-ligjit-per-prokurori-tenton-ta-amnistoj-veten"

Gazeta Express

14/02/2020 11:46

VMRO-DPMNE: Zaev përmes ligjit për Prokurori tenton ta amnistoj veten

Gazeta Express

14/02/2020 11:46

Nëpërmjet një njoftimi të VMRO-DPMNE-së, thuhet se “Maqedonia nuk guxon të jetë peng i krimit të Zoran Zaev dhe se zgjedhje duhet të ketë për t’u ndalur hyrja në borxhe, ikja e të rinjve, korrupsioni dhe zero investime kapitale.

“Për çdo ditë, frika e Zaevit nga ballafaqimi me qytetarët bëhet më e madhe për shkak se e din se do ta çojnë në opozitë, do të kërkojnë nga ai edhe përgjegjësi penale dhe kthimin e çdo denari të vjedhur”, shprehen nga VMRO-DPMNE.

Lexo Edhe:


Sipas tyre, Zaevi me Ligjin për Prokurori Publike dëshiron ta amnistojë vetë dhe të vazhdojë me drejtësinë përzgjedhëse.

“Është e qartë se ai është koka e krimit. Nga incizimi i publikuar në opinion mund të dëgjohet se si krimineli Zoran Zaev pranon se ka ndihmuar televizionin e Bojan Jovanovski i cili është i dyshuari kryesore për rastin ‘Haraçi’ bashkërisht me Katica Janevën”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.

Sipas kësaj partie, dëshiron që incizimet ilegale të përdoren si dëshmi për të tjerët por jo edhe për atë./GazetaExpress/

B.Leka