VMRO-DPMNE: Vetëm Ukraina dhe Rusia ku ka luftë janë më keq ekonomikisht se RMV-ja - Gazeta Express
string(81) "vmro-dpmne-vetem-ukraina-dhe-rusia-ku-ka-lufte-jane-me-keq-ekonomikisht-se-rmv-ja"

VMRO-DPMNE: Vetëm Ukraina dhe Rusia ku ka luftë janë më keq ekonomikisht se RMV-ja

Ballina

Gazeta Express

06/10/2022 11:40

Ekonomia maqedonase po zhytet krahas standardit të qytetarëve thonë nga partia më e madhe opozitare në vend VMRO-DPMNE.

Sipas tyre ekonomia e vendit është edhe më e dobët edhe nga ajo e Ukrainës dhe Rusisë, ku edhe ka luftë.

Lexo Edhe:

Ato akuzojnë kryeministrin Dimitar Kovaçevski se po manipulon me opinionin se inflacioni është në çdo vend i njëjtë si në Maqedoni.

“Maqedonia ka normën më të lartë të inflacionit në rajon dhe një nga më të lartat në Evropë. Të dhënat e fundit zyrtare për normën e inflacionit thonë se ka arritur në 16.7%, që është më i lartë se mesatarja në eurozonë që është 9.1%, se Serbia me 12.9%, madje edhe Polonia dhe Hungaria që janë në fqinjësi të afërt me Ukrainën dhe kanë një normë inflacioni përkatësisht 16.1% dhe 15.6%”, shprehen nga VMRO-DPMNE”.

Nga VMRO-DPMNE kanë cilësuar se edhe raporti i Bankës Botërore për vitin 2022 e vë në dukje disfatën e Maqedonisë.

“Sipas këtij institucioni të njohur, rritja e ekonomisë maqedonase do të jetë mjaft e vogël me vetëm 2,1%, dhe vetëm Rusia dhe Ukraina janë më keq se ne në Evropë. Nëse kësaj i shtojmë edhe nivelin e madh të inflacionit, atëherë çojmë në stagflacion në të cilin rritja e vogël as që do të vihet re”.