VMRO-DPMNE: Shqiptarët e dinë mirë se nuk mund dhe nuk u rrezikohen të drejtat e fituara! - Gazeta Express
string(87) "vmro-dpmne-shqiptaret-e-dine-mire-se-nuk-mund-dhe-nuk-u-rrezikohen-te-drejtat-e-fituara"

Maqedoni

Gazeta Express

08/01/2025 15:03

VMRO-DPMNE: Shqiptarët e dinë mirë se nuk mund dhe nuk u rrezikohen të drejtat e fituara!

Maqedoni

Gazeta Express

08/01/2025 15:03

Pas reagimit të BDI-së, u kundërpërgjigj VMRO-DPMNE-ja. Nga atje thonë se BDI të vetmen brengë e ka shpëtimin nga përgjegjësia penale, ndërsa shtojnë se asnjë e drejtë nuk rrezikohet.

“Bashkëqytetarët tanë shqiptarë nuk bien pre e retorikave të tilla të BDI-së, sepse e dinë se BDI-ja, e vetmja gjë për të cilën shqetësohen është të shpëtojë kriminelët në radhët e tyre nga përgjegjësia para organeve të drejtësisë”, thuhet në reagimin e DPMNE-së.

Nga atje shtojnë se nuk do të kalojë retorika me të cilën BDI tenton të nxisë tension politik dhe intolerancë ndëretnike, sepse siç thonë nga VMRO-DPMNE, të gjithë e dinë dhe më së miri bashkëqytetarët shqiptarë se të drejtat e fituara kolektive në shtet nuk rrezikohen dhe nuk mund të rrezikohen kurrë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement