string(76) "vmro-dpmne-shpalli-25-kandidate-per-kryetar-komune-per-shkupin-ende-analizon"

Maqedoni

Gazeta Express

29/05/2025 12:59

VMRO-DPMNE shpalli 25 kandidatë për kryetar komune, për Shkupin ende analizon

Maqedoni

Gazeta Express

29/05/2025 12:59

Në një seancë të mbajtur të mërkurën në mbrëmje, Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së përcaktoi 25 kandidatë për kryetar komune që do ta përfaqësojnë partinë në zgjedhjet e ardhshme lokale të planifikuara për tetor. Midis kandidatëve janë një numër i madh i kryetarëve aktualë të komuave që do të kërkojnë një mandat të dytë. Sipas VMRO-DPMNE-së, sondazhet tregojnë se partia dhe kandidatët e saj po udhëheqin bindshëm në komunat ku janë propozuar. Përveç informacionit se po kryhen analiza për kandidatin e tyre për kryetar të Shkupit, ende nuk ka detaje të mëtejshme rreth kandidatëve të tyre në 55 komunat e mbetura në vend, transmeton Portalb.mk.

Partia theksoi se të gjithë kandidatët e përzgjedhur e kanë kaluar “testin e qytetarëve” dhe se ata janë tashmë njerëz të provuar në punën komunale. Midis kandidatëve të shpallur për mandat të ri janë kryetarët aktualë të Manastirit, Toni Konjanovski, të Kavadarit, Mitko Jançev, të Ohrit, Kiril Pecakov, të Velesit, Marko Kolev, të Shtipit, Ivan Jordanov, si dhe të Gjevgjelisë, Andon Saramandov. Në komunat e Shkupit, Dejan Miteski do të kandidojë sërish në Aerodrom, Darko Kostovski në Butel dhe Aleksandar Stojkoski në Gjorçe Petrov.

Kandidatët e tjerë përfshijnë Zoran Bajovski në Çuçer-Sandevë, Dejan Vladev në Shën Nikollë, Viktor Paunov në Karbinci, Kiro Nackov në Gradsko, Kosta Manevski në Zelenikovë, Aleksandar Gjorgievski në Ilinden, Zllatko Ristov në Konçe, Ivan Gocevski në Dellçevë, Gjorge Bozhinov në Novosellë, Sllave Andonov në Vasilevë, Risto Mançev në Bosilovë, Petar Ruzhinski në Berovë, Borçe Mitevski në Petrovec, Spase Koçovski në Vevçan, Jovica Ilievski në Bërvenicë dhe Dimitar Kostadinovski në Jegunovc.

Nga VMRO-DPMNE thonë se ende janë duke bërë anketa dhe analiza për kandidat për kryetar të Qytetit të Shkupit. Disa emra janë në garë, përfshirë ministrin e Vetëqeverisjes Lokale Zllatko Perinski dhe kryetarin aktual të Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski.

Partia thotë se procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për këshillat komunale është duke u zhvilluar përmes komiteteve lokale dhe komunale, dhe qytetarët që nuk janë të lidhur me partitë kanë mundësinë të përfshihen, përmes propozimeve për këshilltarë. Edhe pse shumica e kandidatëve të shpallur kanë qenë në pushtet për një mandat të plotë, dhe partia ka qenë në pushtet në nivel qendror për gati një vit, VMRO-DPMNE thotë se në periudhën e ardhshme do të vendoset nëse Maqedonia do ta vendosë veten plotësisht në rrugën e transformimit dhe se po vjen një kohë e re.

Kujtojmë se zgjedhjet lokale do të mbahen në vjeshtë të këtij viti.