Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski në konferencë për shtyp se “kompania e afërt me Koço Angjushevin përfiton tender prej 1.6 milionë euro nga ministria që udhëhiqet nga Sheqerinska”.
“Më 30 dhjetor të vitit të kaluar, vetëm dy ditë para se Angjushev edhe zyrtarisht të tërhiqet nga qeveria, Sheqerinska arrin marrëveshje për furnizim publik me ‘Energy Delivery Solutions’, që ndërlidhet me Koço Angjushevin”, thotë Stoikovski.
Sipas tij, kjo nuk është hera e parë që Angjushev të fitojë marrëveshje qeveritare me nënshkrimin e Sheqerinskës.
“Këto biznese bombonë duhet të hetohen. Kërkojmë nga institucionet për ndalim të korrupsion të nisin procedurë”, tha mes tjerash Stoikovski.
A jeni gati për shpërblimin më të madh në vend nga ETC, Lider i shërbimit dhe tregtimit në vend....