Vlorë: Vendosen tarifat e plazheve publike me pagesë - Gazeta Express
string(51) "vlore-vendosen-tarifat-e-plazheve-publike-me-pagese"

Lajme

Gazeta Express

01/05/2026 12:12

Vlorë: Vendosen tarifat e plazheve publike me pagesë

Lajme

Gazeta Express

01/05/2026 12:12

Këshilli bashkiak i Vlorës me votat e mazhorancës socialiste në këtë këshill ka miratuar tarifën për përdorimin e plazheve publike të tarifuar, një hapësirë e re plazhi që këtë sezon veror do të aplikohet dhe administrohet nga pushteti lokal.

Kjo hapësirë plazhi do të ketë shezlongë dhe çadra, si dhe të gjitha kushtet e parashikuara për një plazh me pagesë, por që do të administrohet nga pushteti lokal.

Miratimi i tarifës prej 700 lekësh për një çift shezlongësh me një çadër ka ngjallur reagimin e këshilltarëve të opozitës, të cilët e kanë cilësuar të padrejtë dhe në kundërshtim me projektvendimin e propozuar për një çmim më të ulët.

Krahas plazhit publik të tarifuar do të ketë edhe plazh publik pa pagesë, si dhe hapësira të plazheve që janë vënë në dispozicion të subjekteve private dhe të ndara me ngjyrat përkatëse në hartën e miratuar nga këshilli bashkiak i Vlorës./A2CNN

Advertisement
Advertisement
Advertisement