Një makinë ka humbur kotrollin dhe ka dalë nga rruga mbrëmjen e djeshme në aksin Kuç – Qeparo në Vlorë.
Nga pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes duket makina e e aksidentuar e cila është përshkuar nga trafikndarësja tej për tej.
Raportohet se për shkak të aksidentit drejtuesja e mjetit ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.