Vlorë/ Kanosi me armë dy punonjëset, Gjykata lë në burg pronarin e hotelit në Borsh - Gazeta Express
string(81) "vlore-kanosi-me-arme-dy-punonjeset-gjykata-le-ne-burg-pronarin-e-hotelit-ne-borsh"

Shqiperi

Gazeta Express

29/08/2025 12:57

Vlorë/ Kanosi me armë dy punonjëset, Gjykata lë në burg pronarin e hotelit në Borsh

Shqiperi

Gazeta Express

29/08/2025 12:57

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për  Emanuel Shkëmbin, i cili akuzohet për kanosje me armë zjarri ndaj dy punonjësve të tij.

Ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë, kur Shkëmbi, pas një konflikti të brendshëm dhe banal, ka nxjerrë një armë tip pistoletë dhe ka kërcënuar punonjëset nënë e bijë të hotelit të tij “Riviera” në Borsh, duke i vënë në rrezik serioz për jetën.

Seanca gjyqësore u mbajt ditën e djeshme nën drejtimin e gjyqtarit Ertil Meçaj. Prokurori i çështjes paraqiti provat dhe kërkoi që ndaj Shkëmbit të caktohej masa arrest në burg gjë që u pranua edhe nga gjyqtari i çështjes ,Gjykata pranoi kërkesën e prokurorit, duke vendosur që i pandehuri të mbahet në qeli deri në përfundimin e hetimeve.

Pas shpalljes së vendimit, Emanuel Shkëmbi u transferua menjëherë në drejtim të Burgut të Fierit, ku do të vuajë masën e sigurisë. Burime pranë hetuesve bëjnë të ditur se armën e përdorur në ngjarje e ka pasur pa leje dhe pritet që ndaj tij të rëndojnë edhe akuza të tjera për armëmbajtje pa leje.