Një incident është regjistruar në brigjet e Vlorës, ku një Jet Ski i Policisë Kufitare është përplasur me një tjetër mjet lundrues.
Sipas njoftimit zyrtar, efektivët e policisë kishin marrë informacion për një turist me kanoe që kërkonte ndihmë dhe u nisën menjëherë drejt zonës së raportuar. Gjatë lundrimit, Jet Ski i policisë u përplas me mjetin tjetër ku ndodheshin dy persona. Për pasojë, drejtuesi i tij pësoi lëndime të lehta.