Vlorë/ Ishte te shtëpia e gjyshërve, 17-vjeçarja qëllon veten me plumb në kokë - Gazeta Express
string(76) "vlore-ishte-te-shtepia-e-gjysherve-17-vjecarja-qellon-veten-me-plumb-ne-koke"

Shqiperi

Gazeta Express

14/07/2025 13:32

Vlorë/ Ishte te shtëpia e gjyshërve, 17-vjeçarja qëllon veten me plumb në kokë

Shqiperi

Gazeta Express

14/07/2025 13:32

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Vlorë, ku një 17-vjeçare ka tentuar të vrasë veten me armë zjarri.

Ajo është transportuar nga familjarë me urgjencë në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë, pasi ka një plumb në kokë.

Mësohet se e reja është nga një fshat i Vlorës dhe ka qenë tek gjyshërit në lagjen ‘Kushtrimi’, ku dhe është vetëplagosur me armë tip pistoletë. 

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 11:40, është paraqitur në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore, një shtetase e mitur 17 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë, në banesën e saj, në lagjen “Kushtrimi”. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes