Vlorë/ Gjykata e Fierit ia kishte sekuestruar, 41-vjeçari i ndërron bravën apartamentit - Gazeta Express
string(85) "vlore-gjykata-e-fierit-ia-kishte-sekuestruar-41-vjecari-i-nderron-braven-apartamentit"

Shqiperi

Gazeta Express

30/07/2025 13:42

Vlorë/ Gjykata e Fierit ia kishte sekuestruar, 41-vjeçari i ndërron bravën apartamentit

Shqiperi

Gazeta Express

30/07/2025 13:42

Gjykata ia kishte sekuestruar, qytetari i ndërron bravën apartamentit në Vlorë dhe përfundon nën akuzë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë së qytetit bregdetar bënë me dije se referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal, duke marrë nën hetim 41-vjeçarin e dyshuar.

I procedurai është L. B., banues në Fier.

Burime zyrtare sqaruan se më datë 29 korrik është konstatuar se ai ka ndërruar bravën e apartamentit të tij, në vendin e quajtur “Aksionistja”, në Vlorë.

Sipas dosjes hetimore, apartamenti rezulton i sekuestruar me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier dhe nuk duhet të kryente asnjë veprim.