Vlorë/ 59-vjeçarja humb jetën në det - Gazeta Express
string(35) "vlore-59-vjecarja-humb-jeten-ne-det"

Shqiperi

Gazeta Express

06/08/2025 16:47

Vlorë/ 59-vjeçarja humb jetën në det

Shqiperi

Gazeta Express

06/08/2025 16:47

Një ngjarje tragjike është shënuar këtë të mërkurë në Vlorë, ku një shtetase 59-vjeçare ka humbur jetën teksa ndodhej në det. Sipas burimeve paraprake, gruaja është nxjerrë nga familjarët e saj dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, por fatkeqësisht ka mbërritur pa shenja jete.

Pas vdekjes, trupi i saj është transportuar në morgun e spitalit për ekspertizë mjeko-ligjore. Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e sakta të ngjarjes, por dyshimet e para janë se gruaja mund të ketë pësuar një goditje në zemër (arrest kardiak) gjatë kohës që ndodhej në ujë.