Vlora Dumoshi largon kontejnerët nga shtatorja e Rugovës - Gazeta Express
string(58) "vlora-dumoshi-largon-kontejneret-nga-shtatorja-e-rugoves-x"

Vlora Dumoshi largon kontejnerët nga shtatorja e Rugovës

Gazeta Express

14/12/2019 21:26

Kandidatja për deputete në zgjedhjet e fundit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se ka larguar kontejnerët e mbeturinave që ishin vendosur afër shtatores së presidentit Ibrahim Rugova.

Ajo ka thënë se presidenti Rugova nuk meriton kontejnerë mbeturinash në afër tij.

Lexo Edhe:

“Presidenti Historik Dr.Ibrahim Rugova, nuk meriton kontenjerë mbeturinash në kryeqytet.
Tani nuk egzistojnë më”, ka shkruar Dumoshi.

Gjithashtu gjatë ditës ka reaguar edhe Bajram Geci, zyrtar i LDK’së. Madje nuk hezitoi të fajësojë për këtë gjë kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin.

Kjo na pret çdoherë kur gabojmë e u japim votë atyre që nuk meritojnë. Shpendi prek në vlerat kryesore të vendit, mbeturinat t’i mbajë afër zyrës së tij”, ka shkruar Gecaj në Facebook.