string(69) "vlora-citaku-thote-se-pdk-shkon-ne-takimin-qe-do-ta-ftoje-presidentja"

Lajme

Gazeta Express

08/05/2025 21:36

Vlora Çitaku thotë se PDK shkon në takimin që do ta ftojë Presidentja  

Lajme

Gazeta Express

08/05/2025 21:36

Deputetja dhe sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka konfirmuar pjesëmarrjen e partisë së saj në takimin e thirrur nga Presidentja Osmani për të diskutuar për ngërçin në Kuvendin e Kosovës.

Nga presidenca kanë thënë se do të kontaktojnë sa më parë partitë politike, pas kërkesës së tyre për takim të përbashkët me liderët.

Vlora Çitaku nga PDK, për këtë iniciativë tha:

“Po, marrim pjesë”, u shpreh ajo ajo për Gazeta Blic.

Pjesëmarrjen sipas gazetës e ka konfirmuar edhe LDK.

Ndërsa nga AAK thanë se do ta shqyrtojnë ftesën pasi ta marrin.