Ish-ambasadorja Vlora Çitaku ka qenë e ftuar në emisionin e mëngjesit “Gjesi” në T7 me Fortesa Shala, ku ka ndarë detaje më personale nga jeta e saj.
Gjatë intervistës, Çitaku ka folur për përditshmërinë, duke treguar se si e menaxhon kohën mes angazhimeve profesionale dhe jetës personale.

Ajo ka zbuluar edhe një anë më njerëzore të saj, përtej angazhimeve politike, duke ndarë mendime për jetën sociale dhe mënyrën si e kalon kohën jashtë punës.
E pyetur nëse gjen kohë për jetën e natës, Çitaku është shprehur se nuk arrin të ketë mjaftueshëm kohë, për shkak të angazhimeve të shumta politike. /GazetaExpress/