“Vlojnë” lajmet e rreme në Kosovë, kërkohet ndërhyrja e shtetit - Gazeta Express
string(60) "vlojne-lajmet-e-rreme-ne-kosove-kerkohet-nderhyrja-e-shtetit"

Lajme

Gazeta Express

08/08/2024 12:25

“Vlojnë” lajmet e rreme në Kosovë, kërkohet ndërhyrja e shtetit

Lajme

Gazeta Express

08/08/2024 12:25

Juristja e medias Flutura Kusari, ka reaguar pas disa lajmeve të rreme që po qarkullojnë në Facebook.

Kusari është shprehur e shqetësuar nga lajmet përms së cilave po publikohen disa linqe me fotografi të figurave publike, emra të mediave dhe që janë të sponsorizuara.

“Jam teper e shqetesume me informacionet e rreme qe jane tu qarkullu ne Facebook sot, ne te cilat linqe ka foto te figurave publike, figuron emri i mediave kredibile dhe eshte sponsored. Keto info jane duke u plasu ne forme tejet te sofistikuar”,  shkruan Kusari.

Ajo kërkon nga shteti ndërhyrje të shpejtë, duke qenë se edhe zgjedhjet po afrohen.

“Kjo problematike kerkon nderhyrje te shpejte dhe direkte nga shteti, sidomos per shkak se jemi para zgjedhjeve”, ka thënë ajo.