Vllaznia e nis kampionatin me spektakël - Gazeta Express
string(39) "vllaznia-e-nis-kampionatin-me-spektakel"

Shqiperi

Gazeta Express

22/08/2025 22:47

Vllaznia e nis kampionatin me spektakël

Shqiperi

Gazeta Express

22/08/2025 22:47

Edicioni i ri i kampionatit “Abissnet Superiore” 2025-2026 startoi mbrëmjen e sotme në stadiumin “Loro Boriçi” me ndeshjen hapëse Vllaznia – Egnatia, që u mbyll me fitoren e shkodranëve 2-0.

Para fillimit të sfidës, Federata e Futbollit organizoi ceremoninë e hapjes së sezonit të ri. Në këtë aktivitet morën pjesë 100 fëmijë nga akademia e Vllaznisë, të cilët mbajtën flamujt e të gjitha skuadrave pjesëmarrëse, ndërsa topin e parë e shkelmoi ish-futbollisti dhe ish-trajneri i kuqebluve, Hysen Dedja.

Java e parë e “Abissnet Superiore” do të vijojë nesër me ndeshjet Bylis – Tirana dhe AF Elbasani – Flamurtari, ndërsa të dielën do të luhet përballja Partizani – Vora.