Ditën e sotme do të luhet finalja e madhe e “Final – Four”, Vllaznia dhe Egnatia do të sfidohen mes tyre për titullin kampion.
Ekipet janë vetëm 90-të minuta larg trofeut, ku do të luajnë gjithçka për gjithçka, shkruan “Gazeta Express”.
Finalja e madhe do të zhvillohet në “Arenën Kombëtare”, ora 20:00.
Shkodranët dhe rrogozhinasit do të përplasin “brirët” mes tyre për titullin kampion.
Por jo vetëm kaq, pasi në lojë janë edhe miliona lekë si shpërblim.
Kjo ndeshje do të gjykohet nga gjyqtari i njohur europian, Szymon Marciniak, i cili para pak ditësh ndau drejtësinë në ndeshjen Inter – Barcelona.
Egnatia sezonin e kaluar u shpallë kampione e Shqipërisë.