Ambasadorja e SHBA-ve në Shkup, Angela Ageler në debatin “A nevojitet lir i ri për Gjykatën Kushtetuese” u bëri thirrje gjykatësve që të rikujtojnë betimin e dhënë. Ndërkaq, euroambasadori Mihailis Rokas potnecnoi se Gjykata Kushtetuese luan rol të rëndësishëm edhe për mbrojtjen e vlerave europiane.
“Nuk besoj se e zmadhoj kur do të them se ky me të vërtetë është moment kyç, jo vetëm për Gj. Kushtetuese por gjithashtu edhe kolegët tuaj gjithkund në gjyqësor dhe, ajo që është më e rëndësishmja, për qytetarët e këtij vendi. Ju lutem shfrytëzojeni këtë moment, ju lutem, mbajeni në mendje se për kë punoni dhe pse jeni të vendosur këtu, ju lutem, për ata që jeni gjykatës mbajeni mend dhe rikutjoni betimin që e keni dhënë”, tha Angela Ageler – Ambasadore e SHBA-ve në RMV.
“Kjo reformë pa marrë parasysh se si zhvillohet më tej është njëra prej më të rëndësishmeve që mund ta kemi dhe kjo është kështu sepse Kushtetuesja luan rol të madh dhe shumë të rëndësishëm jo vetëm për sigurimin e sundimit të së drejtës por edhe për mbrojtjen e vlerave europiane”, u shpreh Mihailis Rokas – euroambasador.