Vlera e Xhakës bie për 40% - Gazeta Express
string(25) "vlera-e-xhakes-bie-per-40"

Vlera e Xhakës bie për 40%

Gazeta Express

19/03/2020 15:45

Mesfushori kosovar para 18 muajsh vlerësohej 48 milionë euro, ndërsa tash vlera e kartonit të tij është 29 milionë

Vlera e Granit Xhakës ka pësuar rënie konstante në dy sezonet e fundit.

Lexo Edhe:

Mesfushori kosovar para dy vjetësh ishte në kulmin e karrierës dhe vlera e tij ishte 48 milionë euro.

Mirëpo, rënia e formës së tij dhe problemet që i kishte me tifozët e Arsenalit, kanë bërë që vlera e përfaqësuesit zviceran të kishte rënie të madhe.

Brenda 18 muajsh, vlera e 27 vjeçarit ka rënë për 40 për qind, njofton uebfaqja që merret me vlerën e lojtarëve “Transfermarkt”.

Tash, ish-futbollisti i Baselit dhe Borussia Monchengladbachut vlen vetëm 29 milionë euro.

Xhakën në Londër e kishte transferuar trajneri i atëhershëm Arsene Wenger dhe vlera e tij ishte rritur.

Gjatë janarit, futbollisti kosovar ishte pranë largimit nga “Emirates Stadium” dhe spekulohej për një transferim të tij të mundshëm tek Hertha Berlini.

Por, trajneri i ri, Mikel Arteta e bindi mesfushorin kualitativ të mbetej në Londër.

Tash, Xhaka është duke i rifituar zemrat e tifozëve të Arsenalit, me synimin që bashkërisht të arrijnë suksese në të ardhmen.

Gjithashtu, ai po punon që ta rikthejë formën e dikurshme dhe t’i ngritet sërish vlera në treg. /Gazeta Express/