Vlera e Bitcoin-it rritet në krahasim me fillimin e javës - Gazeta Express
string(57) "vlera-e-bitcoin-it-rritet-ne-krahasim-me-fillimin-e-javes"

Lajme

Gazeta Express

11/06/2021 13:36

Vlera e Bitcoin-it rritet në krahasim me fillimin e javës

Lajme

Gazeta Express

11/06/2021 13:36

Vlera e kriptovalutës Bitcoin të premten në mëngjes ishte rreth 37 mijë e 400 dollarë, që është nivel më i lartë se çmimi i së martës.

Çmimi i kriptovalutës më të njohur në botë shënoi rritje që nga rënia në 33.472 dollarë për njësi të martën, por analistët në J.P. Morgan thonë se ndërrimi në strukturën e tregut jep shenja se dobësi do të ketë edhe më tej në horizont.

Lexo Edhe:

Në krahasim me kulmin e vlerës në muajin prill, çmimi i kriptovalutës Bitcoin ka rënë për 41 për qind, shkruan Fox News, transmeton Gazeta Express.

Ndryshe, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka shprehur shqetësim rreth qëndrimit të shtetit të El Salvadorit për ta bërë Bitcoin-in valutë paralele.

Investimi në kriptovaluta është bërë trend botëror vitin e kaluar dhe këtë vit. Këtij trendi nuk i ka shpëtuar as Kosova. Mendohet se shumë kosovarë kanë investuar shuma të konsiderueshme në kriptovaluta.