VLEN: Të gjithë partitë që e mbajtën BDI-në në zgjedhjet parlamentare, tani po e braktisin - Gazeta Express
string(88) "vlen-te-gjithe-partite-qe-e-mbajten-bdi-ne-ne-zgjedhjet-parlamentare-tani-po-e-braktisin"

Maqedoni

Gazeta Express

16/08/2025 15:35

VLEN: Të gjithë partitë që e mbajtën BDI-në në zgjedhjet parlamentare, tani po e braktisin

Maqedoni

Gazeta Express

16/08/2025 15:35

BDI po përjeton erozionin më të madh politik që nga formimi i ashtuquajturit “Front Evropian”, thonë nga VLEN duke shtuar se Fronti Evropian i BDI-së po shpërbëhet. Në komunikatën e tyre, ata thonë se dy nga partitë më të rëndësishme që në zgjedhjet parlamentare ishin pjesë e këtij koalicioni, Partia Demokratike e Turqve dhe Partia Demokratike e Shqiptarëve tashmë nuk janë më me BDI-në, përcjell Gazeta Express nga Alsat.

“Këto janë fakte që tregojnë se BDI po humb mbështetjen e partive që e mbajtën në zgjedhjet parlamentare. Tashmë është e qartë se BDI as nuk mund të bashkojë, as nuk mund të fitojë. Nga BDI po largohen të gjithë ata që nuk janë të shantazhuar nga Ali Ahmeti, ata që nuk duan të jenë në shoqërinë e politikanëve të korruptuar dhe ata që nuk duan të jenë pjesë e një politike të gabuar”, thonë nga VLEN.BDI-ja kundërshton. Sipas tyre, Besëlidhja – Aleanca Kombëtare për Integrim po zgjerohet, populli është me të dhe çdo ditë rritet në sondazhe të publikuara nga institucione kredibile. Por, ata thonë se bashkëpunëtorët më të afërt po e braktisin Izet Mexhitin dhe VLEN-in, populli po se po.“VLEN-i dhe Izet Mexhiti janë në panik për shkak të humbjes së pashmangshme në zgjedhjet lokale, pas largimeve të përditshme të strukturave të tyre në të gjitha komunat. Kjo situatë është rezultat i mashtrimeve ndaj shqiptarëve, përfitimeve personale dhe braktisjes së pozicioneve kombëtare për interesa të ngushta të Mexhitit dhe rrethit të tij të ngushtë”, theksuan nga BDI.BDI thotë se tetori është afër dhe i quan zgjedhjet lokale një referendum./Alsat.mk