VLEN: Studeniçani i Sedat Bislimit me Një Zë drejt fitores - Gazeta Express
string(57) "vlen-studenicani-i-sedat-bislimit-me-nje-ze-drejt-fitores"

Gazeta Express

07/10/2025 10:50

VLEN: Studeniçani i Sedat Bislimit me Një Zë drejt fitores

Gazeta Express

07/10/2025 10:50

Në atmosferë të jashtëzakonshme dhe pjesëmarrje të madhe në Studeniçanin e Karshiakës së Atulla Hoxhës e Azem Moranës u mbajt tubimi i radhës i koalicionit VLEN, ku u dërgua mesazhi i qartë se banorët e Studeniçanit nuk pranojnë më gënjeshtra, padrejtësi dhe neglizhencë.

Kjo komunë, e cila për vite është trajtuar si qoshe e harruar e Shkupit, më 19 tetor do të marrë drejtimin që meriton.

Me Sedat Bislimin për kryetar komune dhe Xhelal Ramushin bartës liste, banorët e Studeniçanit janë të bashkuar në kërkesën për ujë të pijshëm, kanalizim funksional, shkolla me kushte dinjitoze dhe transparencë për çdo denar të komunës.

Nga Studeniçani me Një Zë, banorët dhanë mesazhin se ndryshimi nuk ndodh vetë, ai bëhet nga njerëz që kanë vullnet, dije dhe guxim për ta bërë realitet. Dhe kjo, në Studeniçan, nuk mungon.