VLEN e akuzon BDI-në se ka bërë pazare politike me “Të Majtën” në Komunën e Strugës. Nga VLEN thonë se “BDI e ka nxjerrë në shitje Strugën, duke u bërë bashkë me Levicën e Apasievit për ta penguar fitoren e Mendi Qyrës”.
Nga VLEN gjithashtu thonë se “kandidatura e Mojsovskës është pazar i turpshëm, i kurdisur për të mbajtur gjallë një pushtet të kalbur që struganët e refuzojnë”.
“Kjo nuk është hera e parë që BDI bën pazare me Levicën: nga Shkupi e Velesi, deri te busti i Andon Lazov Qosetos në mes të kryeqytetit, çdo herë qytetarët kanë paguar çmimin e këtyre marrëveshjeve të pista”.
“Por këtë herë, Struga nuk do të bjerë pre. Me 19 tetor, struganët do ta thonë fjalën e fundit: Struga nuk shitet, Struga çlirohet. Me votën e tyre, do të mbyllet një kapitull dhe do të hapet një epokë e re, e pastër dhe e ndershme, me Mendi Qyrën”, thonë nga VLEN.
tag_katrorimaqedoni_2
FTESE PËR PJESEMARRJE Ne procedurën e tenderit/gares për dhënien/perzgjedhjen e shërbimit të qirasë për automjete të pablinduara, pa shoferë,...