VLEN përmes një komunikate thekson se në një vend ku për dy dekada premtimet politike zgjatnin aq sa fushatat, lindi një zë që refuzoi mashtrimin, mosveprimin dhe përjashtimin institucional.“Lindi një vizion i ri për shoqërinë, një lëvizje që u bë shpresë, forcë dhe dinjitet për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. VLEN sepse ia vlejti mundi i secilit e secilës!Ajo që nisi si një zgjim qytetar, u kthye në një bashkim kombëtar me një mesazh të fuqishëm. Më 8 maj të vitit që lamë pas, historia foli qartë VLEN fitoi! Me mbi 107.000 vota të pastra shqiptare, për herë të parë shqiptarët folën me një zë të vetëm. Dhe ky zë nuk u ndal! VLEN nuk është fjalë. VLEN është vepër, vendosmëri dhe vizion”, thekson VLEN.Nga ky koalicion më poshtë kanë numëruar edhe rezultatet e tyre:BARAZI DHE DINJITET KOMBËTAR NJË HERË E PËRGJITHMONË ME LIGJ, JO MË MEKANIZMA MASHTRUES SIKURSE BALANCUESI:Miratimi i Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, i cili për herë të parë garanton të drejtat e shqiptarëve me baza ligjore, jo më në varësi të vullnetit politik apo pazareve të zakonshme partiake. Ky ligj përfaqëson më shumë se një reformë teknike pasi është garanci politike dhe ligjore për ndërtimin e një shteti të barabartë për të gjithë.REVOLUCION NË ADMINISTRATËN PUBLIKE SI AVANCIME, PUNËSIME DHE BARAZI PËR KUADROT SHQIPTARE2,500 punësime dhe 800 avancime të shqiptarëve po realizohen për disa muaj, apo më shumë së BDI për një mandat të plotë. Viti më i mirë i punësimeve për shqiptarët në historinë e vendit.ZHVILLIMI EKONOMIK DHE INVESTIME KAPITALE6 miliardë euro marrëveshje strategjike me Mbretërinë e Bashkuar, një hap gjigant drejt fuqizimit të ekonomisë vendase dhe integrimit ndërkombëtar. 720 milionë euro investime të huaja direkte, me Maqedoninë e Veriut të pozicionuar si destinacion atraktiv për kapitalin global.Mbështetje direkte për bizneset vendase: 250 milionë euro për ndërmarrjet prodhuese dhe inovative, si dhe 40 milionë euro për vetëpunësim dhe start-upe, me mbi 2.790 vende të reja pune të hapura deri tani.ZHVILLIM I INFRASTRUKTURËS DHE MODERNIZIM I KOMUNAVE SHQIPTARE300 milionë euro fonde të ndara për komunat shqiptare, me projekte konkrete në të gjitha rajonet: ndërtim shkollash, çerdhesh, bibliotekash, rrugësh, ujësjellësish, kanalizimesh, salla sporti si dhe pishina publike. 20 milionë euro për ndërtimin e parkingut nëntokësor në Sheshin “Skënderbeu”, projekt që synon urbanizimin modern të qendrës shqiptare të kryeqytetit.ONE STOP SHOPOne Stop Shop në Bllacë dhe Jazhincë, tashmë realitet, me lehtësim të kalimit kufitar dhe avancim drejt integrimit ekonomik me Shqipërinë dhe Kosovën. Në proces e sipër drejt realizimit edhe në Tabanoc dhe Qafë Thanë.ARSIMI DHE DIJA SI THEMEL I TË ARDHMES35 milionë euro për kampusin e ri universitar të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup një investim historik në arsimin e lartë shqiptar. Nga shtatori studentët do të mund të marrin nga 250 euro për blerjen e pajisjeve elektronike.BUJQËSIA DHE RINIA SI MOTORË TË ZHVILLIMITMbështetje për fermerët e rinj prej 10.000 euro për çdo bujk të ri, si stimul për kthimin e të rinjve në tokë dhe zhvillimin e bujqësisë familjare. Financim i drejtpërdrejtë për blerjen e makinerive, sera, pajisje ujitëse dhe inpute bujqësore për komunitetet rurale shqiptare.MIRËQENIE SOCIALE DHE PAGA DINJITOZERritje pagash në sektorët kyç: +15% për punonjësit e shëndetësisë, +12% për mësimdhënësit, +10% për policinë. Rritje e kapitacionit për mjekët dhe specialistët: +33% për gjinekologët dhe mjekët amë, +22% për stomatologët. Mbështetje për pensionistët: +5.000 denarë në muaj për 340.000 pensionistë, një hap i rëndësishëm drejt mirëqenies sociale dhe dinjitetit në moshën e tretë.Në çdo sektor, VLEN ka treguar se ndryshimi nuk është slogan, por strategji dhe punë sistematike. Brenda një viti, janë thyer zinxhirët e stagnimit dhe është ngritur flamuri i zhvillimit dhe përfaqësimit të barabartë për çdo shqiptar në çdo komunë, në çdo institucion, në çdo cep të vendit. Po, sepse VLEN nuk flet, VLEN vepron.
VLEN për një vit qeverisje, filloi një epokë e re për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut!”, thekson VLEN.
Sunny Hill Festival po afron dhe banka ProCredit, si sponsor gjeneral i festivalit, të sjell më afër skenës magjike...