Vlen më shumë se diploma, 60% e të punësuarve në Shqipëri “me mik” - Gazeta Express
string(62) "vlen-me-shume-se-diploma-60-e-te-punesuarve-ne-shqiperi-me-mik"

Vlen më shumë se diploma, 60% e të punësuarve në Shqipëri “me mik”

Shqiperi

Gazeta Express

29/11/2022 16:29

Miku në Shqipëri duket se vlen më tepër se diploma.

Kontaktet personale dhe rekomandimet nga të tjerët janë mënyrat me të rëndësishme dhe më të përdorura nga kompanitë e mëdha, ato në zhvillim dhe me pronësi të huaj për të  rekrutuar punonjësit.

Lexo Edhe:

Qeveria në Strategjinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive 2023 -2030 që ka nxjerrë për konsultim publik i sheh kanalet jo formale dominuese në 60% të rasteve dhe qe vënë në vështirësi punëdhënësit.

“Dominimi i kanaleve joformale (rreth 60%) dhe ofrimi i vendeve të punës për ata, që tashmë janë të punësuar në biznese të tjera (rreth 10%), janë indikatorë të vështirësive që kanë punëdhënësit në identifikimin e punonjësve me aftësitë e duhura, si dhe në identifikimin e punonjësve nëpërmjet kanaleve formale dhe shërbimeve profesionale.”

Shfrytëzimi i shërbimeve të punësimit nga punëkërkuesit vlerëson Ministria e Financave dhe Ekonomisë në dokument mbetet ende një sfidë.  Ato duhet të konsolidohen dhe shfrytëzohen më tepër.

Vetëm 7.4% e punëdhënesve nga sektori privat sipas strategjisë përdorën shërbimet publike të punësimit për të rekrutuar punonjës.

 “Mekanizmi i tregut të punës në Shqipëri ka ende nevojë për përmirësim për sa i përket ndërmjetësimit efikas dhe gjithpërshirëses, si dhe përputhjes më të mirë të ofertës dhe kërkesës për punë, krahasuar me nivelin mesatar në vendet e BE-së.”

Për të adresuar mospërputhjen e aftësive mes kërkesës dhe ofertës strategjia thotë se  duhet investuar në zhvillimin e produkteve digjitale për punëdhënësin dhe punëkërkuesin dhe të ndryshojë modeli i ofrimit të shërbimeve.

Me fokus më të madh  në zhvillimin e aftësive, adresimin e barrierave të tjera të punëkërkuesve për të hyrë në tregun e punës dhe për të gjetur punë, si dhe për lehtësuar tranzicionin e punësimit nga një sektor në tjetrin, si p.sh nga bujqësia në industri dhe shërbime. /abcnews.al/