VLEN: Kultura shqiptare po ngrihet mbi mashtrimet dhe keqpërdorimet e BDI-së - Gazeta Express
string(75) "vlen-kultura-shqiptare-po-ngrihet-mbi-mashtrimet-dhe-keqperdorimet-e-bdi-se"

Maqedoni

Gazeta Express

18/08/2025 13:19

VLEN: Kultura shqiptare po ngrihet mbi mashtrimet dhe keqpërdorimet e BDI-së

Maqedoni

Gazeta Express

18/08/2025 13:19

VLEN i ka reaguar BDI-së në lidhje me investimet në kulturën shqiptare.

Nga VLEN thonë se ua kujton qytetarëve se ata që sot duan të japin “mësime” për kulturën, janë pikërisht ata që për 22 vite mashtruan shqiptarët me Bibliotekën dhe Teatrin e Tetovës.

“Ish-zyrtarë të BDI-së kanë manipuluar dokumente dhe procedura për marrëveshje publike, duke keqpërdorur detyrën zyrtare dhe përfituar mbi 13 milionë euro nga ndërtimi i këtyre institucioneve, një tradhti e rëndë ndaj interesit kombëtar.

Ndërkohë, me ardhjen e VLEN-it në qeverisje, për herë të parë në dekada, kultura shqiptare po njeh arritje të prekshme: U zgjidh problemi i shumëvjeçar i punësimit të anëtarëve të Ansamblit Shqiptar, të lënë në harresë nga BDI. Për herë të parë, një shqiptar udhëheq Filharmoninë e Maqedonisë së Veriut. Në kohën tonë, kur ata nuk e kishin bërë për dekada, u themelua Teatri i Gostivarit, duke hapur dyert për artistët shqiptarë. Për herë te parë janë marrë qindra vendime te përhershme pune në çdo institucion kulturor duke garantuar siguri dhe dinjitet për punëtoret dhe artistet shqiptar.
Kultura nuk është propagandë, as fasadë për të mbuluar vjedhjet dhe abuzimet. Kultura është identitet, është dinjitet, është trashëgimi!

VLEN do të vazhdojë të mbrojë interesin kombëtar në kulturë, duke i kthyer shqiptarëve atë që u është mohuar për dy dekada. Mashtrimet e BDI-së kanë marrë fund, ka nisur epoka e kulturës së vërtetë shqiptare”, thuhet në reagimin e VLEN-it.