VLEN: Komisioni anketues duhet të zbardhë të vërtetat e të gjitha rasteve tragjike - Gazeta Express
string(81) "vlen-komisioni-anketues-duhet-te-zbardhe-te-vertetat-e-te-gjitha-rasteve-tragjike"

Maqedoni

Gazeta Express

27/11/2025 15:07

VLEN: Komisioni anketues duhet të zbardhë të vërtetat e të gjitha rasteve tragjike

Maqedoni

Gazeta Express

27/11/2025 15:07

Nga koalicioni VLEN në një komunikatë për media, kanë thënë se ata mbështesin plotësisht formimin e komisionit anketues, sepse, sipas tyre, për vite me radhë qytetarët kanë qenë të lënë pa përgjigje dhe të manipuluar.
“Qëndrimi ynë ka qenë dhe mbetet i qartë se duhet komision gjithëpërfshirës, duke shmangur çdo qasje selektive apo të motivuar politikisht dhe pikërisht një komision i tillë po formohet.
Tani komisioni do të shqyrtojë me seriozitet dhe me mandat të gjerë të gjitha rastet e rënda që kanë tronditur vendin gjatë viteve, nga Durmo Turs dhe Besa Trans, te spitali modular dhe tragjedia e Koçanit. Vetëm një qasje e tillë e plotë mund të nxjerrë në pah dështimet dhe boshllëqet institucionale që kanë kushtuar jetë.
VLEN pret që ky komision të nxjerrë në pah jo vetëm dështimet individuale, por edhe modelet e keqmenaxhimit që kanë lejuar tragjedi të njëpasnjëshme ndër vite”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.