VLEN: Emërimet e përkohshme në Gostivar dhe Vrapçisht garantojnë stabilitet drejt fitores më 11 janar - Gazeta Express
string(100) "vlen-emerimet-e-perkohshme-ne-gostivar-dhe-vrapcisht-garantojne-stabilitet-drejt-fitores-me-11-janar"

Maqedoni

Gazeta Express

25/11/2025 19:19

VLEN: Emërimet e përkohshme në Gostivar dhe Vrapçisht garantojnë stabilitet drejt fitores më 11 janar

Maqedoni

Gazeta Express

25/11/2025 19:19

VLEN përshëndet vendimin e Qeverisë për emërimin e Fadil Xhelilit si u.d të Kryetar i Komunës së Gostivarit dhe Bujamin Kadriut si u.d Kryetar i Komunës së Vrapçishtit. Ky hap paraqet një masë të përkohshme, të domosdoshme për funksionimin e rregullt institucional deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale më 11 janar në keto dy komuna.

“Të dy të emëruarit janë figura profesionale dhe të respektuara, të cilët do ta ushtrojnë këtë përgjegjësi me dinjitet, profesionalizëm dhe përkushtim ndaj qytetarëve. VLEN beson se administrata lokale në Gostivar dhe Vrapçisht do të vazhdojë punën pa pengesa dhe me transparencë të plotë në këtë periudhë tranzitore”- thonë nga VLEN.Nga VLEN shprehen të bindur se më 11 janar qytetarët, siç thonë, do ta vulosin fitoren e koalicionit edhe në këto dy komuna.“VLEN mbetet e përkushtuar të punojë për interesin qytetar dhe për të ardhmen e sigurt të çdo komune” theksojnë nga VLEN.