VLEN bëhet me 10 deputet, ASH mbetet me 4! Kush e zëvendëson deputetin Salim Sulejmani
Maqedoni
Gazeta Express
18/05/2025 14:21
VLEN bëhet me 10 deputet, ASH mbetet me 4! Kush e zëvendëson deputetin Salim Sulejmani?
Pas dorëheqjes së deputetit të ASH-së, Salim Sulejmani, ASH e Arben Taravarit ka mbetur me 4 deputetë, ndërsa VLEN tashmë ka 10 deputetë.
Pas dorëheqjes së Sulejmanit, postin e deputetes nga radhët e VLEN-it do ta marrë dr. Valbona Adili Emini, kryetare e Forumit të Gruas së Lëvizjes BESA në Kërçovë!
Tani Lëvizja BESA do të ketë tre deputetë brenda Koalicionit VLEN, deputetin Adnan Azizi dhe dy deputetet Kaltrina Beqiri dhe Valbona Adili Emini