VLEN edhe një herë e rikonfirmon qëndrimin e tij të qartë: beteja jonë është për mbylljen e kazinove dhe mbrojtjen e familjeve, ndërsa BDI ende përbëhet nga të njëjtët njerëz që dikur hapnin kazino, e sot sillen si revolucionarë moralë, thuhet në kumtesën e sotme të VLEN-it.
“Në periudhën e deritanishme, Qeveria e VLEN-it ka arritur të mbyllë 226 kazino online të paligjshme, të cilat janë bllokuar vetëm gjatë vitit të fundit, ndërsa aktiviteti në këtë sektor është ulur për 40%. Këto janë buxhete familjare të shpëtuara dhe përdorues të mundshëm që nuk ranë në varësi.
Kazinotë nuk janë zhvillim, por shkatërrim. Ne nuk jemi pjesë e sistemit të vjetër.
VLEN vazhdon luftën e saj kundër industrisë së bixhozit, si në segmentin e lojërave të fatit online, ashtu edhe përmes përgatitjes së një ligji të ri restriktiv. Kjo e frikëson BDI-në. Kjo e frikëson Blerim Bexhetin”, thonë nga VLEN.
Nga atje shtojnë se është koha që hipokrizia të marrë fund; ne vazhdojmë me një luftë sistematike dhe të pa kompromis për një shoqëri pa kazino pranë oborreve të shkollave, pa monopole shtetërore për varësi dhe pa politikanë që përfitojnë nga fatkeqësia e të tjerëve.
tag_katrorimaqedoni_2