Për të shmangur reformën programore dhe kadrovike, BDI-së i duhet me çdo kusht një krizë politike. Prandaj, tashmë një kohe të gjatë po krijojnë skenarë që duhet të kulmojë me bojkot të zgjedhjeve lokale, tha VLEN.
Pjesë e këtij skenari të tejdukshëm janë edhe sulmet e tyre të pabaza për të ashtuquajturën “deshqiptarizim”, me qëllim që të krijojnë një atmosferë të rreme se shqiptarët nuk janë të përfaqësuar mjaftueshëm në institucionet shtetërore për shkak të koalicionit të VLEN-it me VMRO-DPMNE-në.
Kërkesa për zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me zgjedhjet lokale nuk është qëllimi i vërtetë i Ali Ahmetit, por një justifikim për të arsyetuar bojkotin e zgjedhjeve lokale.
BDI e di se në zgjedhjet lokale do të pësojë disfatë dramatike. Sondazhet e tyre e konfirmojnë këtë fakt. Ali Ahmeti e di se pas humbjes në zgjedhjet lokale, do të hapet pashmangshëm çështja e lidershipit në partinë e tij. Duke mos dashur të përfundojë si humbës politik, ai, si një kumarxhi, po luan kartën e tij të fundit – bojkotin e zgjedhjeve lokale. Pasi oferta e tij për të hyrë në Qeveri në vend të VLEN-it, me katër ministra, por pa kryetar Kuvendi, dhe me premtimin që VMRO-DPMNE të marrë Kërçovën ose Strugën, nuk u pranua, BDI tani synon të shkaktojë krizë politike, thanë nga VLEN.
Kjo tradhti ndaj popullit shqiptar nuk kalon! Dënimi për këtë sjellje të papërgjegjshme të kësaj klike të korruptuar dhe të kapur të BDI-së do të jetë i ashpër.
Një tradhti e tillë ndaj popullit shqiptar nuk do të kalojë. Dënimi për këtë sjellje të papërgjegjshme të kryesisë së korruptuar dhe të robëruar të BDI-së do të jetë i rëndë.
tag_katrorimaqedoni_2
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...