string(128) "vlen-bdi-per-dy-dekada-premtonte-guvernatorin-shqiptar-ndersa-nga-opozita-bertet-pse-nuk-ka-shqiptar-ne-krye-te-bankes-popullore"

Maqedoni

Gazeta Express

15/05/2025 20:43

VLEN: BDI për dy dekada premtonte guvernatorin shqiptar, ndërsa nga opozita bërtet “Pse nuk ka shqiptar në krye të Bankës Popullore”

Maqedoni

Gazeta Express

15/05/2025 20:43

Ndërkohë ka reaguar edhe VLEN duke akuzuar se BDI-ja për dy dekada premtonte guvernatorin shqiptar, ndërsa nga opozita bërtet “Pse nuk ka shqiptar në krye të Bankës Popullore”. Vlen thotë se askush nuk e ka penguar BDI-në ta bëjë guvernatorin, por nuk e bëri, pasi siç thekson për BDI-në, pushteti nuk ishte për shqiptarët, por për xhepat e vet.

Guvernatori u harrua, por tenderët dhe luksin nuk i harruan kurrë, reagon VLEN. “BDI nuk premtoi se Drin Ahmeti do të bëhej milioner, por e bënë. BDI nuk premtoi bixhoz në çdo cep të familjeve shqiptare, por e sollën. BDI nuk premtoi se do ta lironin Mijallkovin nga burgu, por e bënë. Tani kanë guximin të kërkojnë llogari për diçka që vetë e premtuan, por nuk e realizuan kurrë”, thuhet në reagimin e VLEN-it.