Avokati serb për Specialen: Vështirë të vërtetohen krimet që pretendohen se u kryen nga ish-ushtarët e UÇK-së - Gazeta Express
string(100) "vlajiq-per-specialen-veshtire-te-provohen-krimet-qe-pretendohen-se-u-kryen-nga-ish-ushtaret-e-uck-se"

Gazeta Express

30/09/2020 10:40

Avokati serb për Specialen: Vështirë të vërtetohen krimet që pretendohen se u kryen nga ish-ushtarët e UÇK-së

Gazeta Express

30/09/2020 10:40

Avokati serb, Nebojsha Vlajiq, ka thënë se është shumë e vështirë që Gjykata Speciale t’i provojë krimet që pretendohet të jenë kryer nga disa ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), transmeton Gazeta Express.

Vlajiq në një prononcim për Radio Televizionin e Serbisë (RTS), tha se serbët janë skeptikë dhe mosbesues ndaj punës së Gjykatës Speciale, pas përvojave të mëhershme kur Tribunali i Hagës nuk arriti t’i provonte shumë akuza për krime lufte.

Lexo Edhe:

“Koha bën gjithçka… Do të jetë e vështirë të provohet, por jo e pamundur”, tha Vlajiq.

Sipas Vlajiq, edhe më problematike provimin e akuzave e bën fakti që kjo gjykatë ka filluar të punojë më shumë se 20 vjet pas luftës.

Sa i përket rrjedhjes së dokumenteve nga Dhomat e Specializuara, Vlajiq thotë se kjo është e rëndë dhe e rrezikshme dhe një nga skandalet më të mëdha që ka ndodhur në historinë e gjyqësorit.