VKM e qeverisë: 880 vende pune në administratë për vitin 2020 - Gazeta Express
string(60) "vkm-e-qeverise-880-vende-pune-ne-administrate-per-vitin-2020"

Gazeta Express

15/01/2020 17:37

VKM e qeverisë: 880 vende pune në administratë për vitin 2020

Gazeta Express

15/01/2020 17:37

Qeveria ka vendosur përmes VKM-së këtë të mërkurë, që për vitin 2020 të hapë për rekrutim gjithsej 880 vende pune në administratë.

Në vendimin e këshillit të ministrave janë renditur dhe pozicionet vakante, të cilat mund t’i lexoni si më poshtë:

Lexo Edhe:

V E N D I M

PËR PLANIN VJETOR TË PRANIMIT PËR VITIN 2020 NË INSTITUCIONET E ADMINISTRATËS SHTETËRORE, PJESË TË SHËRBIMIT CIVIL


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 18, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Numri i vendeve vakante të planifikuara për rekrutim, gjatë vitit 2020, është gjithsej, 880, të ndara sipas kategorive të mëposhtme:
a) Për Trupën e Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues 3;
b) Për kategorinë e mesme drejtuese 59;
c) Për kategorinë e ulët drejtuese 150;
ç) Për kategorinë ekzekutive 668.

2. Grupet e administrimit të përgjithshëm dhe të posaçëm, në kategorinë ekzekutive, janë, si më poshtë vijon:


– Shkenca juridike;
– Audit i brendshëm;
– Shkenca ekonomike;
– Shkenca ekonomike/juridike;
– Shkenca shoqërore;
– Shkenca sociale;
– Histori-filologji;
– Shkenca mjekësore;
– Veterinari;
– Agronomi;
– Shkenca biologjike dhe të ngjashme me to;
– Kimi;
– Shkenca mjedisore ose të tjera të përshtatshme;
– Shkenca inxhinierike;
– Arkitekturë;
– Arkeologji dhe restaurime;
– Artet e bukura;
– Gjeodezi;
– Shkenca ekzakte;
– Shkenca edukimi;
– Mësuesi;
– Arsim i lartë ushtarak/policor;
– Arsim i lartë.
3. Institucionet e administratës shtetërore, ku planifikohen vendet vakante gjatë vitit 2020, janë sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
4. Ngarkohet Departamenti i Administratës Publike, në cilësinë e njësisë përgjegjëse, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA