Vjosa Osmani me Sokol Halitin e LDK'së në Smirë të Vitisë për inaugurimin e shtatores së heroit Mirali Sejdiu - Gazeta Express
string(104) "vjosa-osmannevitiperinaugurimin-e-shtatores-se-heroit-mirali-sejdiu-shoqerohet-nga-kryetari-sokol-haliti"

Lajme

Gazeta Express

05/04/2026 20:51

Vjosa Osmani me Sokol Halitin e LDK’së në Smirë të Vitisë për inaugurimin e shtatores së heroit Mirali Sejdiu

Lajme

Gazeta Express

05/04/2026 20:51

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në ditën e parë pasi përfundoi mandatin si president ka vizituar Vitinë.

Ajo ka përkujtuar 27 vjetorin e rënies së Mirali Sejdiut. Osmani ishte e shoqëruar edhe nga kryetari i Vitisë, Sokol Haliti.

“Smirës së Vitisë, sot iu kthye në bronz heroi Mirali Sejdiu. Në 27-vjetorin e rënies për liri, pata nderin që, bashkë me familjen e heroit Mirali Sejdiu, me bashkëluftëtarët e tij, me kryetarin e komunës z. Sokol Haliti, si dhe me shumë qytetarë të Vitisë dhe bashkatdhetarë nga diaspora, të përjetësojmë jetën dhe idealin e tij”.

“Mirali Sejdiu ishte më shumë se një luftëtar. Ai ishte vazhdimësi e përpjekjeve tona shekullore për liri dhe shtet, një djalë që u rrit me dashurinë për atdheun, i cili në momentet më vendimtare iu përgjigj kushtrimit për liri. Sot, shtatorja e tij në bronz qëndron si dëshmi e përjetshme e sakrificës dhe si kujtesë se liria që gëzojm është amanet që duhet ruajtur dhe forcuar çdo ditë. Lavdi Heroit Mirali Sejdiu! Lavdi të gjithë dëshmorëve e martirëve të lirisë”, ka shkruar Osmani. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement